14 Shtatori është një nga të kremtet më të rëndësishme të vitit kishtar, ku kujtojmë gjetjen e Kryqit të Nderuar në Golgotha nga Shën Elena, dhe lartësimin e tij pasi u rimor nga perandori Irakli në shek. VII. Kjo ngjarje historike filloi të kremtohej në të gjitha Kishat e perandorisë dhe më pas nga të gjitha Kishat Orthodhokse.
Me këtë rast, më 14 Shtator 2023, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas bashkë me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Astin, dhe klerikë të Kryepiskopatës.