“Këtë javë do të fillojë diçka shumë e rëndësishme në vendin tonë, regjistrimi i popullsisë. Të gjitha vendet, e veçanërisht vendi ynë, ka nevojë për të vërtetën. Shpesh, këto regjistrime nuk paraqesin ikonën e së vërtetës; në regjistrimin e fundit u shfaq një ikonë e padrejtë e orthodhoksëve.
Regjistrimet e dikurshme dëshmonin me saktësi numrat ku orthodhoksët përbënin 20% ose më shumë të popullsisë. Herën e fundit, na kishin paraqitur më pak se 10%.
Kini kujdes për mënyrën e formulimit të pyetjeve. Kur bëhet fjalë se pjesëtar i cilit komunitet jeni, pyetja është jo e qartë. Kjo është pengesa e parë. Më tej, kur pyesin nëse jeni praktikantë, nëse përgjigjeni me jo, aty ndalon pyetja. Të jeni të kujdesshëm me fjalën “praktikant”. Ka njerëz që janë pjesë e Kishës Orthodhokse dhe përgjigjen se nuk janë praktikantë. Ndoshta nuk mund të jenë të përpiktë në gjërat e Besimit Orthodhoks, por mbeten pjesë e Kishës sonë. Të kujdesemi të gjithë që t’u themi atyre që nuk janë praktikantë, të kërkojnë të vazhdojnë me pyetjen e deklarimit të besimit. Duhet të këmbëngulni dhe të siguroheni që t’ju vendosin aty ku shënohet opsioni “i krishterë ortodoks”…
Duhet që ky regjistrim të jetë i drejtë dhe i saktë. Është shumë i rëndësishëm dhe duhet trajtuar me seriozitet.”