EmailFacebookKontakt

Njoftim për të gjithë besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë

Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe i Banesave.

Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”.

Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar.

Tiranë, më 16 shtator 2023

Pyetjet që lidhen me përkatësinë fetare në pyetësorin e Censit 2023

168 Besimi fetar
A praktikon ose i përket një feje ose besimi të caktuar?
MOS lexoni alternativat e përgjigjeve
02 Jo, ateist/e (nuk praktikon ose nuk i përket një besimi fetar të caktuar dhe nuk është besimtar/e)
03 Jo, nuk praktikon ose nuk i përket një besimi fetar të caktuar, por është besimtar/e
04 Preferoj të mos përgjigjem

169 Feja
Cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket ?
MOS lexoni alternativat e përgjigjeve
• Mysliman
• Mysliman – Bektashi
• I/e krishterë – Katolik
• I/e krishterë – Ortodoks
• I/e krishterë – Ungjillor (Protestant)
• Tjetër besim fetar (Specifiko)
• Preferoj të mos përgjigjem