Këtë vit, në fshatin Dhoksat të zonës së Lunxhërisë, besimtarët rindërtuan një nga kishat e shumta që u shkatërruan gjatë regjimit ateist komunist, e cila i kushohet Kryeengjëllit Mihail.
Shërbesa e parë në të u bë në të kremten e Ngjalljes të këtij viti. Ndërtimi u mundësua nga kontributet e besimtarëve të fshatit, sidomos të familjes Dhima. Përpjekja për ta realizuar ishte e madhe dhe kërkoi kontributin e shumë individëve, jo vetëm nga ana financiare, por edhe ajo koordinuese e drejtuese. Mund të përmendim, z. Vasil Shkalla, z. Ilia Çobi, shumë banorë të fshatit apo emigrante nga Greqia e SHBA, për mbeshtetjen e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së ndërtimit. Mirënjohje e veçantë i detyrohet dhe dhuruesve të kambanës, dyerve dhe dritareve, si dhe z. Kristaq Gjini, për punën e tij të pakursyer.
Falënderime për Mitropolinë e Gjirokastrës dhe veçanërisht për Kryepiskopin Anastas, që bëri të mundur pajisjen e kishës me ikonostas.
Aleko Dhima