Pamje nga Manastiri i Shën Marisë në Boboshticë përpara shkatërrimit.
Afresket e kishës ishin pikturuar në vitin 1829 nga dora e “Mihalit nga Magarova”. Në absidën e kishës është shkruar emri i piktorit që ka realizuar afresket: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Vangjelit. Dora e Mihalit nga katundi Magarovë, në vitin 1829, tetor 10”.
Konakët u shkatërruan plotësisht dhe tashmë janë rindërtuar bashkë me kishën.