Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit, në datat 12-17 korrik u zhvillua një kamp ditor për fëmijët në enorinë e Shën Athanasit, të qytetit të Elbasanit. Tema e kampit ishte “Frytet e Shpirtit të Shenjtë”. Fëmijët u bënë pjesë e një programi të larmishëm, me mësime shpirtërore, këngë, punëdore, lojëra etj.
Mitropolia e Korçës, me bekimin e Hirësi Joanit, organizoi kampe ditore për grupmosha të ndryshme në Manastirin “Fjetja e Hyjlindëses”, në Boboshticë. Tema e kampeve ishte “Krijimi i Botës”.
Programi i kampit ishte hartuar në atë mënyrë që fëmijët edhe të edukoheshin me vlerat e krishtera, por edhe të argëtoheshin.
Me bekimin e Mitropolitit të Gjirokastrës, Hirësi Dhimitrit, u zhvilluan edhe këtë vit kampet verore për fëmijë në fshatin Glikomil të Dropullit. Nga data 26 qershor – 2 korrik kampi priti grupin e vajzave, ndërsa në datat 3 – 8 korrik, grupin e djemve. Morën pjesë më shumë se 100 fëmijë, të grupmoshave nga klasa e katërt deri në të nëntën. Tema e kampit ishte “Shkoni dhe mësoni të gjitha kombet”.