Me bekimin e Kryepiskopit tonë Anastas vazhdon tradita e kampeve verore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për djem dhe vajza. Kampet e djemve do të zhvillohen në Zvërnec-Vlorë, kurse kampet e vajzave në Shën Vlash- Durrës.
Organizimi i kampeve do të jetë në bazë të grupmoshave, në datat:
• Kampi I i djemve 17-23 korrik, mosha 10-13 vjeç (Zvërnec).
• Kampi II i djemve 24-30 korrik, mosha 14-17 vjeç (Zvërnec).
• Kampi I i vajzave 17-23 korrik, mosha 10-13 vjeç (Shën Vlash).
• Kampi i II i vajzave 24-30 korrik, mosha 14-17 vjeç (Shën Vlash).
Në gjysmën e dytë të muajit gusht do të zhvillohet dhe kampi studentor (18-30 vjeç). Në vazhdim do të jepen të dhëna më të detajuara.