Në Durrës, nxënësit e klasës së parë të shkollës shqiptaro-greke “Frymë dashurie” të Kishës sonë, edhe pse më të vegjlit, treguan një zemër të madhe e bujare. Së bashku me prindërit, ata mblodhën dhe dhuruan veshje dhe lodra për fëmijët e “Shtëpisë Orthodhokse të Shpresës” në Manastirin e Shën Vlashit.