Më 6 maj 2023 do të bëhet kurorëzimi i mbretit Çarls III të Britanisë së Madhe. Vaji i krezmimit për këtë ceremoni u shenjtërua në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, nga Patriarku Orthodhoks Theofili III, në prani të kryepiskopit anglikan z. Hosam Naum.
Vaji i shenjtë është krijuar duke përdorur ullinj të mbledhur nga dy vende në Malin e Ullinjve: nga Manastiri i Shën Maria Magdalenës dhe Manastiri i Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej (Analipsit). Në manastirin e Shën Maria Magdalenës është varrosur gjyshja së Madhërisë së Tij, Princesha Eliza e Greqisë.
Vaji i kurorëzimit bazohet në vajin e përdorur në Kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeta II, formula e të cilit është përdorur për qindra vjet.