EmailFacebookKontakt

“Logos” në projekte evropiane

Kolegji Universitar “Logos” merr pjesë në takimin fillestar të projektit ERASMUS+ KA-2, Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë, i titulluar MAGNET (Fuqizimi Menaxherial dhe Qeverisës përmes të Mësimdhënies dhe të Nxënit), që u mbajt më 16 -17 shkurt 2023, pranë Universitetit “Demokriti”, të Trakës në Aleksandrupol, Greqi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor, Prof. Asoc. Konstantinos Jakumis dhe Dr. Valbona Nathanaili, anëtare e Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, si përfaqësues e Kolegjit Universitar “Logos” u angazhuan në procesin e reflektimit dhe organizimit të veprimtarisë së projektit.

Kolegji ynë bashkëpunon në gjithë aspektet e projektit të kryesuar nga Universiteti Demokrit i Trakës, por kryeson Paketën IV të Punës lidhur me Garantimin e Cilësisë. Përfshirja e Kolegjit në projekte të tilla evropiane është inkuadruan në planin strategjik për ndërkombëtarizimin e institucionit.