EmailFacebookKontakt

Marshimi i Paqes i komuniteteve fetare të Elbasanit, me temë emigrimin

Më 14 janar 2023, në qytetin e Elbasanit u zhvillua “Marshimi i Paqes”, i cili tashmë është kthyer në traditë të përvitshme për qytetin.

Veprimtaria u organizua nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar të Elbasanit (QBNF) dhe kishte si temë: “Emigrimi, bekim e shpresë apo dhimbje kalimtare”.

Midis referuesve nga komunitetet e ndryshme fetare ishte dhe Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, i cili ndër të tjera u shpreh se emigrimi është shqetësim për të ardhmen dhe të gjithë së bashku duhet të bashkëpunojmë për të krijuar një vizion që ta shmangë sadopak këtë dukuri.