EmailFacebookKontakt

Shërbimi i ri i farmacisë brenda mjediseve të Qendrës Diagnostike “Ungjillëzimi”

Qendra Mjekësore Diagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi” në Tiranë, e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u ngrit me kujdesin e drejtpërdrejtë dhe donacionet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas. Ajo shërben me 24 specialitete, ku kontribuojnë mjekë të njohur dhe një personel i specializuar. Gjatë më shumë se 23 viteve të funksionimit në të janë realizuar më shumë se 2 milionë vizita dhe miliona analiza. Në nëntor të vitit 2011 nisi të funksionojë pranë saj edhe Qendra Okulistike dhe Otorinolaringologjike.

Karakteristikë e veprimtarisë së saj dhe shqetësim i vazhdueshëm i Fortlumturisë së Tij, ka qenë ndër vite rinovimi i aparaturave mjekësore dhe aplikimi i arritjeve të fundit. Kështu, në të së shpejti do të ofrohen shërbime me aparatura moderne të kohëve të fundit. Skaneri i ri është dhuruar nga Fondacioni “Onassis”. Aparatura e Rezonancës magnetike është dhuruar nga Fondacioni “Niarhos”.

Gjithashtu, gjatë vitit 2022, që nga muaji qershor, Qendrës Diagnostike iu shtua edhe një shërbim i ri, farmacia, për të plotësuar sa më mirë nevojat e pacientëve, të atyre që marrin shërbime, dhe banorëve. Farmacia funksionon brenda mjediseve të Qendrës Diagonstike.

Farmacia është e pajisur me një gamë të gjerë dhe cilësore medikamentesh, suplementesh, artikujsh ortopedikë, kozmetikë.

Atë e gjeni të hapur nga ora 8:00-20:00, nga e hëna deri të premten dhe të shtunën në orarin 8:00-13:00.

Për çdo informacion, mund të kontaktohet në cel. 0674338472.