EmailFacebookKontakt

Bashkia Korçë jep bursa për nxënësit ekselentë

Më 15 dhjetor 2022, Bashkia Korçë zhvilloi ceremoninë e dhënies së bursave për nxënësit ekselentë të shkollave të mesme të qytetit.

71 nxënës të gjimnazeve publike dhe jopublike morën certifikata si nxënësit më të dalluar. Pjesë e tyre ishin edhe disa nxënës të Kolegjit “Platon”.

Mirënjohës për këta të rinj, që me vullnetin e tyre dhe punën e palodhur të mësuesve të këtij stafi, janë sot një model për bashkëmoshatarët e tyre dhe një vlerë e shtuar e shoqërisë sonë!