Ditën e Krishtlindjes, në datën 25 Dhjetor 2022, pas Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas priti ngrohtësisht në selinë e Sinodit të Shenjtë Presidentin e Republikës, z. Bajram Begaj, bashkë me familjen. Presidenti uroi Kryepiskopin me rastin e festës, si dhe të gjithë besimtarët orthodhoksë.
Në lidhje me këtë takim, Presidenti u shpreh ndër të tjera se: “Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, në Katedralen Orthodhokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes.
Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, i cili pak kohë më parë celebroi 50 vjet si Peshkop dhe 30 vite si Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët orthodhoksë dhe të gjithë shqiptarët!”