EmailFacebookKontakt

Tiranë – Mbështetje për mensën e Kishës për Krishtlindje

Çdo ditë, në mensën “Shërbimi i dashurisë” në Tiranë marrin ushqim rreth 300 persona nevojtarë. Atë Nikolla Kodheli dhe një grup vullnetarësh shërbejnë aty çdo ditë, duke u përpjekur t’i ndihmojnë e lehtësojnë ata sadopak. Një nga mbështetësit e kësaj veprimtarie humanitare është edhe “Foodbank”. Drejtuesi logjistik i tij, z. Xhelil Meta, thotë se ka disa vjet që sjell në mensë fruta e perime të dhuruara, por këtë vit ka predispozicion më të madh për të ndihmuar.

Me rastin e Krishtlindjes, “Euronews Albania” dhe “Foodbank” ndërmorën një nismë në mbështetje të mensës, për ta bërë më të pasur dhe festiv ofrimin e këtij fundviti. Përveç vakteve, frekuentuesve të saj iu dhuruan edhe ushqimet e mbledhura nga “Euronews”. Atë Nikolla, duke shprehur mirënjohje për nismën, gjeti rastin që t’u bënte thirrje qytetarëve që të mobilizohen edhe më tepër në vazhdim, për t’iu gjendur pranë nevojtarëve.

“Ofrimi juaj, – tha ai për Euronews, – shtoi gëzimin e tyre dhe kjo na nxit që të punojmë të gjithë së bashku për t’i ndihmuar; t’u japim shpresë, sepse brenda shpresës mund të gjejmë gëzimin.

A.B.

PRANË NJERËZVE NË NEVOJË
EURONEWS ALBANIA, PJESË E NISMËS PËR PERSONAT NË VËSHTIRËSI EKONOMIKE