EmailFacebookKontakt

Koncert me rastin e Krishtlindjes nga nxënësit e shkollës “Protagonistët”

Më 22 dhjetor 2022, në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u zhvillua një veprimtari e bukur me rastin e Krishtlindjes.

Nxënësit e shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, siç e kanë bërë traditë, kishin përgatitur një koncert me këngë, valle e recitime për Krishtlindjen, të cilin e dhanë përpara prindërve, mësuesve dhe shokëve të tyre të shkollës. Gëzimin ua shtoi më shumë prania në këtë event e Kryepiskopit Anastas, i cili në fund iu bashkua fëmijëve në skenë.