Më 1 dhjetor 2022, gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier bëri edhe një vizitë private në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ai u prit nga Kryepiskopi Anastas dhe anëtarë të tjerë të Sinodit të Shenjtë: Mitropoliti i Elbasanit, Andoni; i Amantias, Nathanaili, dhe Episkop Asti.
Shkëlqesia e Tij, pasi ndezi qiri, u njoh me arkitekturën, mozaikët dhe afresket që zbukurojnë Katedralen.