EmailFacebookKontakt

Për smirën

• “Xhelozët mundojnë të tjerët, por torturojnë veten!”

Shën Joan Gojarti

• “Asnjë nuk i ndan dhe nuk i përçan njerëzit nga njëri-tjetri më shumë sesa smira dhe shpifja. Ajo është sëmundje e frikshme e shpirtit; pasion i tmerrshëm, për të cilin nuk ekziston justifikim dhe ndjesë; është mëkat i madh, shumë më i keq se koprracia; rrënja e gjithë të këqijave.

Sepse ndërsa koprracia kënaqet kur merr vetë diçka, përkundrazi, smira kënaqet kur tjetri nuk merr gjë, duke e konsideruar fatkeqësinë e të tjerëve si gëzim të tij.

A është e mundur të ekzistojë çmenduri tjetër më e madhe se kjo?”

Shën Joan Gojarti

• “Smira është: veshja e krenarisë, lakuriqësia e përulësisë, rrënja e thashethemit, xhelozia e lavdërimit, hipokrizia e miqësisë, dhelpëria e guximit, armiqësia e dashurisë, dredhia e suksesit, përqeshja tallëse e të lavdëruarve, shikimi i shtrembëruar i syve”

Ava Nili.

• “Ashtu si derri që zhgërryhet në llucë, ashtu siç gëzohet djalli me defektin tonë, ashtu edhe njeriu smirëzi gëzohet dhe kënaqet për fatkeqësitë e të afërmit të tij.

Nëse dikujt tjetër i ndodh ndonjë gjë e papëlqyer, smirëziu lehtësohet dhe merr frymë, sepse fatkeqësitë e të tjerëve i konsideron kënaqësi të tij dhe të mirat e të tjerëve si dështime të tij.

Ashtu si brumbujt ushqehen me pleh, kështu edhe njerëzit smirëzinj ushqehen me fatkeqësitë e të tjerëve, bëhen kundërshtarë dhe armiq të vërtetë të natyrës njerëzore.

Shën Joan Gojarti”