EmailFacebookKontakt

Fillojnë sërish kampet orthodhokse në Glikomil

Në Mitropolinë e Gjirokastrës, pas kufizimeve të pandemisë, që detyruan dy vjet pushimi nga veprimtaritë kryesore me fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë u zhvilluan sërish kampet e vajzave (4-9 korrik) dhe të djemve (11-16 korrik), në Glikomil të Dropullit.

Për këtë duhet të falënderojmë njerëzit që frymëzohen nga dashuria e Krishtit dhe ofrohen të kontribuojnë për realizimin e tyre. Së pari, falënderimet shkojnë për Kryepiskopin tonë Anastas dhe për Mitropolitin Dhimitër, që ndihmuan dhe vazhdojnë të mbështesin shpirtërisht e financiarisht këtë mundësi ngritjeje shpirtërore, zbavitjeje dhe pushimi. Duhet falënderuar edhe znj. Maria Sileu, për përkujdesjen e saj për mbarëvajtjen e kampeve.

Së fundmi, por jo për nga rëndësia, dëshirojmë të falënderonim kryetaret e grupeve dhe ndihmësit, mësues, studentë dhe gjimnazistë të shkollave të Kishës tonë, që me ofrimin e tyre vullnetar dhe entuziazmin krijues, vërtetojnë vazhdimisht atë që Kryepiskopi ynë nënvizon shpesh se “të rinjtë nuk janë e ardhmja, por e tashmja e gjallë”!

Th. Q.