EmailFacebookKontakt

Shërbim i ri në Qendrën Diagnostike “Ungjillëzimi”

Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi” e Kishës sonë, që ofron shërbim të nivelit të lartë në të gjitha disiplinat, ka pasur gjithmonë si synim t’i zgjerojë ato.

Së fundmi, në mjediset e saj është hapur edhe një farmaci, për t’i shërbyer sa më mirë çdokujt që ka nevojë. Ajo ndodhet në mjediset e Qendrës Diagnostike dhe u vjen menjëherë në ndihmë pacientëve për çdo kërkesë.

Gjithashtu, për Qendrën Diagnostike po hidhen hapat e fundit për sigurimin një aparature moderne të Rezonancës Magnetike dhe zëvendësimin e Skanerit, me një tjetër me teknologji më të përparuar, dhurata nga fondacione të Greqisë, me të cilat ka bashkëpunuar Kryepiskopi Anastas.

Farmacinë do ta gjeni në katin e parë të Qendrës Diagnostike.