EmailFacebookKontakt

Pjesëmarrje e gjerë e besimtarëve në kremtimin e Shën Joan Vladimirit

Pas pandemisë, që kufizoi edhe kremtimet tradicionale, këtë vit u festua përsëri me madhështi panairi në nder të shën Joan Vladimirit, në Manastirin me të njëjtin emër në fshatin Shijon, pranë Elbasanit. Si gjithmonë aty u mblodhën shumë besimtarë orthodhoksë nga i gjithë vendi, por edhe nga rajoni e sidomos nga Mali i Zi.

Shërbesa e parë ishte agripnia, në mbrëmjen e datës 3 qershor. Atë e drejtoi Mitropoliti i Amantias, Nathanaili. Në mëngjesin e datës 4 qershor u krye Liturgjia Hyjnore panegjirike, që u drejtua nga Mitropoliti i Elbasanit, Andoni. Në fund të Liturgjisë u zhvillua dhe procesioni i lipsanit të shenjtorit përreth kishës. Në fund, sipas traditës, besimtarëve iu shpërnda pambuku që mbështjell lipsanin e shenjtorit.

Bukuri i dha shërbesës edhe kori i katedrales së Tiranës drejtuar nga protopsalti Theodhor Peci, shërbesë e cila u transmetua drejtpërdrejt edhe nga Radio “Ngjallja”.

Predikimin në mbrëmje e mbajti pedagogu i teologjisë Thoma Shkira dhe të nesërmen Imzot Andoni, të cilët u ndalën në jetën e shenjtorit dhe domethënien e saktificës dhe shembullit të tij për ne sot.

Gjithashtu për të uruar festën erdhën dhe autoritete vendore dhe qendrore politike, si dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare.