EmailFacebookKontakt

Kalendari i Liturgjive Hyjnore, KORRIK 2022

1 E Enjte † Anargjendët Kozma e Damian, romakë. Dëshmorët Kasti e Sekundini.

4 E DIEL † 2 MT (Thirrja e nxënësve të parë). Andrea i Kretës, himnografi.

6 E Martë † Hierodëshmor Asti i Durrësit. Dëshmorët Luçia, Riksi, Dioni, Oroni.

7 E Mërkurë † Dëshmore Kiriakia (E Diela). 7 dëshmorët në Durrës me shën Astin.

8 E Enjte † Dëshmor i Madh Prokopi dhe Theodhosia, nëna e tij. Hierodëshmor i ri Anastasi.

10 E Shtunë † Dëshmor i ri Nikodhimi në Berat. 45 dëshmorët në Armeni.

11 E DIEL † 3 MT (Drita e trupit). Dëshmore e Madhe Efimia. Mbretëresha Ollga.

17 E Shtunë † Dëshmore e Madhe Marina. Dëshmorët Sperati, Veronika. Marcelina në Milano.

18 E DIEL † E ETËRVE TË SIN. IV EKUM. Dëshmorët Emilian, Pavli, Thea, Valentina, Markel.

20 E Martë † Pr. Ilia Thesviti. Oshënar Avrami në Radonezh. Aureli i Kartagjenës.

24 E Shtunë † Dëshmore e Madhe Kristina. Omologjet Athinagora.

25 E DIEL † 5 MT. (Shërimi i dy të demonizuarve). Fjetja e shën Anës. Oshënare Olimbia.

26 E Hënë † Oshënare Parashqevia (E Premtja). Hierodëshmorët Ermipi, Ermolau.

27 E Martë † Dëshmor i Madh Pandeleimoni. Oshënarët Angjelari, Gorazdi, Sava, Klimi.

30 E Premte † Oshënare Angjelina Arianiti, shqiptare.

31 E Mërkurë † Evdhokimi i Drejtë. Josif Arimatheasi.