EmailFacebookKontakt

Kampionat minifutbolli i grupeve të katekizmit

Në fshatin Krutje të Lushnjës, Mitropolia e Beratit, me bekimin e Hirësi Ignatit, zhvilloi një minikampionat futbolli. Në të morën pjesë disa nga grupet e katekizmit të mitropolisë. Ishim rreth 100 fëmijë, që janë ndjekës të rregullt të mësimeve të katekizmit.

Morën pjesë grupi i Beratit, i Kozarës, i Vokopolës, i Krutjes, i Rrupajt, i Këmishtaj dhe i Kolonjës. Gjatë kësaj veprimtarie u bë edhe një prezantim i Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër, nga drejtori i shkollës Stefan Koti dhe nga atë Emiliano Lito, prezantim që fëmijët e ndoqën me interes.

Dy ekipet finaliste ishin Krutja dhe Kolonja dhe kampionati u fitua nga grupi mikpritës i Krutjes.