Më 12 qershor 2022, të kremten e Pentikostisë, u krye Misteri i Pagëzimit dhe Mirosjes për fëmijët që marrin pjesë në edukimin e krishterë orthodhoks në fshatin Pojan.
Shërbesa u krye në kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari” nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikolla dhe nga atë Dhimitër Loshi.
Në fund të shërbesës, mitropoliti iu drejtua të sapopagëzuarve: “…Ju tashmë jeni bërë fëmijë të Perëndisë. Zoti ju do aq shumë sa ju ka bërë fëmijë të Tij. Sot është dhe ditë e veçantë për Kishën tonë, sepse është dita e Zbritjes së Shpirtit të Shenjtë dhe është shumë bukur që ju këtë ditë u bëtë të krishterë dhe morët hirin e Shpirtit të Shenjtë; siç e morën apostujt edhe ju e keni marrë në zemrën tuaj. Kjo e kremte e zbukuron edhe më tepër këtë ditë të pagëzimit tuaj.”