EmailFacebookKontakt

Tiranë – E Diela e të Gjithë Shenjtorëve në kishën me të njëjtin emër

Me gëzim u kremtua e Diela e Gjithë Shenjtorëve, më 19 qershor 2022, në kishën e enorisë së Kombinatit, në Tiranë, e cila mban emrin “Kisha e Shën Gjerasimit dhe e Gjithë Shenjtorëve”.

Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuan nga Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili, i cili bashkëmeshoi me Arkimandrit Anastasin, atë Emanuelin (prifti i famullisë) dhe dhjakon Mihalin. Ishte i pranishëm edhe kori i bizantin, nën drejtimin e z. Theodhor Peci.

Kremtimin e nderoi me pjesëmarrjen e tij Kryepiskopi Anastas, i cili në fund të Liturgjisë uroi besimtarët për këtë të kremte, duke shprehur gëzimin dhe vlerësimin e tij për ecurinë e enorisë së re të kësaj kishe, si dhe shprehu vlerësimin për pikturimin e ikonografik të saj me kontributin e besimtarëve.

Pas meshës u krye litania përreth kishës dhe më pas u bë një pritje për të pranishmit në mjedisin e përbashkët, ku besimtarët mblidhen gjithmonë të dielat dhe të kremtet e shënuara pas Liturgjisë.

Shërbesa u transmetua live nga Radio “Ngjallja”.