EmailFacebookKontakt

Doli në qarkullim vëllimi V i Sinaksarit (Maj-Qershor)

Duke lexuar sistematikisht jetët e shenjtorëve, duke jetuar “me të gjithë shenjtorët” (Efes. 3.18), çdo ditë, ndërsa ecim në kopshtin e shenjtorëve që është Sinaksari, do të gjejmë pak nga pak shenjtorë që tërheqin më tepër simpatinë, emocionin, dashurinë tonë. Bëhen për ne miqtë më të ngushtë, të cilëve do të donim t’u besonim gëzimet dhe vuajtjet tona, do t’u kërkonim në veçanti ndihmën dhe lutjet, do donim t’u lexonim shpesh jetën, të këndonim troparet dhe të nderonim ikonën e tyre. Këta miq të ngushtë do të jenë për ne udhërrëfyes shpirtërorë në rrugën e ngushtë që na çon te Krishti (Matth. 17.14) dhe një ngushëllim i fuqishëm. Nuk jemi vetëm në këtë rrugë e në këtë betejë. Kemi me vete Nënën tonë, Të Tërëshenjtën, engjëllin mbrojtës, shenjtin, emrin e të cilit mbajmë, e shumë të tjerë që do të kemi zgjedhur nga Mbledhja e madhe e dëshmitarëve të Qengjit. Kur lëkundemi nga mëkati, ata na ngrenë, kur tundohemi nga dëshpërimi, na kujtojnë se para nesh e më shumë se ne ata vuajtën për Krishtin dhe shijojnë gëzimin e përjetshëm. Kështu, në rrugën me pengesa të kësaj jete, shenjtorët na ndihmojnë të shikojmë pak nga drita e Ngjalljes. Le të kërkojmë në jetët e shenjtorëve këta miq të afërt dhe le të marshojmë drejt Krishtit “bashkë me të gjithë shenjtorët”.

Një ditë, një murg i urtë e i përulur nga Mali i Shenjtë, përgatitej si zakonisht t’i lutej shenjtit të ditës me rrëke lotësh e me metani të shumta. Para se të shikonte në kalendar, vuri re se kishte harruar se cili ishte shenjti i ditës. Kështu filloi lutjen duke thënë: “Shenjt i ditës, ndërmjeto për ne!” Pas pak, shenjti iu shfaq e i tha emrin që mbante: Lukian (13 shtator, 15 tetor, 25 tetor ose 7 korrik). Pa u çuditur shumë, jeronti i urtë vazhdoi të lutej me emrin që shenjti i tha. Meqenëse nuk dëgjonte mirë dhe nuk e kishte kuptuar mirë emrin ai tha: “Shën Lukilian ndërmjeto për ne.” Shenjti iu shfaq përsëri e i tha: “Nuk jam Lukiliani (3 qershor), por Lukiani”, e u zhduk duke e lënë murgun të lutej paqësisht. Ky tregim i shkurtër na thotë se çfarë lidhje të ngushtë duhet të kemi me shenjtorët dhe na tregon se sa afër nesh qëndrojnë. Ata ndërhyjnë në jetën tonë të përditshme, na dëgjojnë lutjet, na ngrenë kur biem, na tregojnë me shenja të panumërta të pranisë së tyre se jeta jonë nuk është vërtet prej kësaj bote dhe se jetojmë si të huaj e udhëtarë mes qiellit e tokës.

Çdo ditë mund të komunikojmë me shenjtorët në tri mënyra: duke psalur himnet e tyre dhe shërbesat e tyre të kishës që iu dedikohen, duke nderuar ikonën e tyre e duke lexuar jetën në Sinaksar. Nëse për të krishterët që jetojnë në botë është e vështirë të kthehen çdo ditë në kishë për të psalur lavdërimet e shenjtorëve, ata mund të këndojnë troparin e shenjtorit të ditës vetë ose me familjen, të gjithë mund të kushtojnë pak kohë për të lexuar jetën e tyre në Sinaksar. Kështu, në rrugën me pengesa të kësaj jete, shenjtorët na ndihmojnë të shikojmë pak nga drita e Ngjalljes. Le të kërkojmë në jetët e shenjtorëve këta miq të afërt dhe le të marshojmë drejt Krishtit “bashkë me të gjithë shenjtorët”.

Çdo ditë mund të komunikojmë me shenjtorët në tri mënyra: duke psalur himnet e tyre dhe shërbesat e tyre të kishës që iu dedikohen, duke nderuar ikonën e tyre e duke lexuar jetën në Sinaksar.

Megjithatë, leximi i përditshëm i këtyre përmbledhjeve të shenjtorëve nuk do të jetë me dobi nëse nuk kemi të njëjtën devotshmëri, ashtu sikurse i afrohemi një ikone për ta nderuar. Sado të papërkryera që mund të jenë, të dhënat e Sinaksarit në fushën e tregimit janë si ikonat në fushën e imazhit: ato na e bëjnë shenjtorin të pranishëm dhe na sjellin po aq hir sa ikonat. Gjithçka varet nga thjeshtësia e zemrës.

Kudo që të ndodhemi, cilado qoftë gjendja jonë shpirtërore, cilado qoftë dëshira jonë për t’ia kushtuar Perëndisë, në Sinaksar do të gjejmë një ripërtëritje të fuqive dhe një parashijim të jetës së përjetshme, ku të gjithë shenjtorët dëfrejnë përreth fronit të Perëndisë duke thënë: “I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë është Zoti Perëndi, i Plotfuqishëm, që ishte, që është, dhe që do të vijë” (Apok. 4.8).

Pjesë nga “Hyrja”, botuar në vëllimin e parë