Më 7 prill 2022, me rastin e Ditës së Financës Sociale, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis shoqërisë financiare “FED invest” dhe Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi dhe partneriteti dypalësh në kuadër të zhvillimit dhe transmetimit të dijeve përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve nga institucionet e arsimit të lartë.
Kjo marrëveshje synon shfrytëzimin sa më të mirë të informacionit shkencor, infrastrukturës funksionale dhe potencialit intelektual të të dy institucioneve.