Në kuadrin e “Ditës Botërore të Gjuhës Greke”, në Kolegjin Universitar “Logos” Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë, organizuan një në shkurt veprimtari në amfiteatrin e shkollës. Ajo u përqendrua në njohjen me Mekanizmin Ankithitera, një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme të shek. XX. Ky mekanizëm mjaft i komplikuar dhe befasues, konsiderohet si kompjuteri i parë i krijuar nga njeriu.
Veprimtari pati një pjesëmarrje mjaft të madhe në sallë, por edhe shumë studentë, pedagogë etj., e ndoqën online brenda dhe jashtë vendit, ndër të cilët edhe Presidenti i Kolegjit Universitar “Logos”, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi.
Veprimtaria u hap nga përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek, Dr. Vasiliki Apostoloudha. Më pas përshëndetën ambasadorja e Greqisë në Tiranë, znj. Sofia Filipidu dhe Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Greke në Universitetin e Tiranës, Prof. Asoc. Sofia Delijorgji.
Në veprimtari u ndoqën me mjaft interes referatet nga z. Ksenofon Moussas, Astronom, Profesor i Fizikës Hapësinore në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës: “Mekanizmi Antikithera”. Më pas, z. Agamemnon Tselikas, Filolog Paleograf, ish-drejtues i Arkivit Historik dhe Paleografik të Institucionit Arsimor të Bankës Kombëtare të Greqisë, prezantoi manualin e përdorimit të Mekanizmit.
Gjithashtu, në mjediset e katit përdhes të K.U. “Logos” u hap një ekspozitë me temë: “Mekanizmi Antikithera dhe astronomia e lashtë greke”. Ekspozita qëndroi e hapur për publikun e gjerë për një muaj.
V. M.