EmailFacebookKontakt

Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas për 100-vjetorin e Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë

“Duke përballuar shumë sprova dhe beteja në fillim të shekullit të kaluar, prifti i ri Theofan Stilian Noli, që më pas u bë një hierark me talente dhe dhurata të shumëllojshme, ofroi lidershipin e nevojshëm e të përshtatshëm për të krijuar enorinë e parë shqiptare në Amerikë. Kjo enori e Bostonit u bë shtysë për një arqidioqezë të gjerë.

Episkopi Theofan nuk e kufizoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Orthodhoksët e Amerikës. Krijimtaria e tij, aftësitë intelektuale dhe të gjithanshme ndikuan fuqishëm shqiptarët Orthodhoksë në atdheun e tij. Ai ishte personalitet që jetonte me shqetësimet e kohës, shumë i ndjeshëm për problemet botërore, për drejtësi shoqërore, me interes të madh për njerëzit në nevojë; një person dinamik, me horizont të gjerë, ide krijuese dhe nisma të guximshme për përparimin e popullit.”

Nga përshëndetja e Kryepiskopit Anastas në 100-vjetorin e krijimit të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë