Më 6 janar 1882, lindi në Ibrik Tepe (Qytezë) të Turqisë, Imzot Theofani, Noli. Megjithëse kaloi shumë pak vjet në Shqipëri (vetëm 5), kontributi i tij për vendin e origjinës ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte burrë shteti, politikan i shquar, mendimtar i thellë, erudit dhe njohës i shquar i kulturës botërore, përkthyes i shkëlqyer dhe shkrimtar i paharruar …
Në mes të gjithë kësaj vepre, shquhet edhe nxitja e kontributi, si patriot dhe klerik i shquar, për ngritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu, ai dha një ndihmesë të pazëvendësueshme, si nismëtari dhe realizuesi më i madh e i shquar, për përkthimin në shqip të Shërbesave të Shenjta, përkthime që ende përdoren në të gjitha kishat tona.
Ndaj, me mirënjohje të thellë përkulemi para kësaj vepre në këtë përvjetor të 140-të nga lindja e tij.