Në datën 27 dhjetor 2021, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, shtroi një darkë Krishtlindjeje me kryetarët dhe përfaqësues të komuniteteve fetare që ndodhen në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj uroi shëndet, mbarësi dhe një vit të bekuar. Ai dha lajmin për rindërtimin dhe ndërtimin e disa kishave në kryeqytet. Ndër të tjera ai tha:
“Kemi disa lajme të mira për të ndarë. Pas një kalvari të gjatë prej 30 vitesh, më në fund Kisha Ortodokse me Bashkinë e Tiranës kanë zgjidhur një kalvar të hipotekave, të çështjeve të pronave në Shqipëri, për të pasur kishën e Shën Prokopit, e cila vitin tjetër do të pajiset me një leje nga Bashkia e Tiranës dhe ashtu siç ne themi: “do të jetë më e madhe, më e bukur dhe më e fortë”!…”