EmailFacebookKontakt

Veprimtari e rinisë orthodhokse me fëmijët me aftësi ndryshe

“Lumturi më e madhe është të japë njeriu sesa të marrë” (Vep. 20:35). Të motivuar nga këto fjalë të Ungjillit dhe nga atmosfera e gëzueshme në prag të Krishtlindjes, grupi rinor i Kishës Orthodhokse të Librazhdit zhvilloi në datën 18 dhjetor 2021 një aktivitet me fëmijët dhe të rinjtë e qendrës MEDPAK.

Me këtë rast u realizua një program me këngë, lojëra, video dhe dhurata simbolike.

I jemi mirënjohës drejtoreshës së qendrës dhe gjithë stafit për këtë bashkëpunim të ngrohtë dhe për punën e tyre të palodhur ndër vite, si dhe dashurinë që falin në mbarëvajtjen e të gjithë personave me aftësi ndryshe.

Armand Oga