Ai që fitoi dashurinë e përkryer për Perëndinë, në këtë jetë jeton sikur të mos ekzistojë. Është i huaj për tokësoret dhe pret me padurim të përjetshmet. Ai është i ndryshuar i gjithi nga dashuria e Perëndisë dhe nuk robërohet nga asnjë lloj lidhjeje tjetër.
Ai që do veten e tij, nuk mund të dojë Perëndinë. Ai, i cili, për hir të dashurisë së Krishtit, nuk e do veten e tij, ai e do Perëndinë.
Ai i cili e do me të vërtetë Perëndinë, e quan veten e tij të huaj dhe kalimtar në këtë jetë. Dhe kjo sepse, duke u përpjekur që ta bashkojë mendjen dhe zemrën me Perëndinë, i përkushtohet vetëm Atij.
Shpirti që dashuron me gjithë fuqinë Perëndinë, madje edhe atëherë kur ndahet nga trupi, nuk do të trembet nga Zotëruesi i qiellit. Do të fluturojë me engjëjt si nga një vend i huaj drejt atdheut të tij qiellor.
Fragment nga libri “SHËN SERAFIMI ISAROVIT”