EmailFacebookKontakt

Në Shpat me studentët e Kolegjit Universitar “Logos”

Në datën 19 nëntor 2021, disa prej studenteve të vitit të parë të programit profesional 2-vjeçar të Agrobiznesit, në Kolegjin Universitar “LOGOS”, u bënë pjesë e trajnimit me temë “Bujqësia digjitale, një hap përpara në zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri”.

Ky trajnim i mbajtur në fshatin Shirgjën të Elbasanit, ishte pjesë e zbatimit të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme”, që zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencave “Diakonia Agapes” e Kishës, po zhvillon në Bashkinë Elbasan.

Studentet u njohën, ndërmjet të tjerave, me aspektet e bujqësisë digjitale, aplikimet e mundshme të saj në bujqësinë shqiptare, serat digjitale dhe perspektiva e tyre në Shqipëri, përfitimet e fermerëve nga fermat etj. Në fund të trajnimit, studentët dhe të pranishmit bënë një sërë pyetjesh në formën e një diskutimi të hapur, të lidhura kryesisht me sfidat e fermerëve shqiptarë në ditët e sotme.

Më pas, studentët patën rastin të shikojnë nga afër një prej serave familjare të këtij fshati.

Kolegji Universitar “LOGOS” — Dritë dhe fuqi jete!