EmailFacebookKontakt

Kisha e Shën Mari Vllahernës

Kisha e Shën Mari Vllahernës është një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit, e cila daton në shek. XIII-XIV. Kisha ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm i shek. V-VI. Ajo është e tipit kryq i brendashkruar dhe e ndërtuar me teknikën klausonazh (gur i rrethuar me tulla), karakteristikë për kishat bizantine të shek. XIII-XIV.

Rindërtimi i kishës i përket shek. XVI. Nën dyshemenë e saj ndodhet një sternë, e cila mendohet të jetë rindërtuar më herët. Nikolla Onufri e pikturoi kishën në vitin 1578. Pikturat paraqesin portrete të profetëve dhe skena ungjillore. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik.

Mendohet se origjina e emrit vjen nga pallati i Vllahernës në Konstandinopojë.