A kemi mall për njëri – tjetrin? A na mungojnë shokët dhe shoqet në besim? A e ndiejmë nevojën të jemi pjesë e jetës adhuruese si komunitet? A dëshirojmë të ecim dhe të rritemi në Krishtin? Është koha të kthehemi e të jemi sërish bashkë. Është koha të ripërtërijmë besimin tonë, është koha të lidhemi dhe forcojmë marrëdhënien midis nesh. Është koha të rritemi së bashku në Krishtin.
Kur? – Duke filluar nga 26 shtatori dhe çdo të diel në vazhdim
Ku? – Katedralja “Ngjallja e Krishtit”,
Kontakt: 0698524047
Kisha “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”
Kontakt: 067545 8215
– Kisha e Shën Prokopit
Kontakt: 0694730872
– Kisha e Shën Gjerasimit, Kombinat
Kontakt: 0684839043
Në katekizëm ftohen të marrin pjesë tri grupmosha: Fëmijët 3-12 vjeç; adoleshentët 13-18 vjeç, si dhe prindërit dhe të rriturit
Për ju që jeni jashtë Tirane, kontaktoni kishën tuaj lokale që të bëheni pjesë e aktiviteteve të tyre.