Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor lexohet kjo uratë:
O Zot, Perëndia ynë, dritë që banon në vend të paafrueshëm, burim i urtësisë dhe i dijes, që i mësove Solomonit diturinë dhe nëpërmjet ardhjes që lartazi të Shpirtit tënd të Tërëshenjtë i tregove peshkatarët predikues të Ungjillit, mësues dhe apostuj; Ti, o Zot, që the të ndriçojë drita në errësirë, ndriço zemrat e mësuesve dhe nxënësve që ndodhen këtu me njohjen e së vërtetës sate dhe me dritën tënde të patreguar; jepu këtyre frymë diturie, frymë mençurie, ndriçoji sytë e shpirtrave të tyre që të shikojnë dhe të bëjnë vullnetin tënd; bëji këta bij drite, që të japin fryt dhe të rriten në çdo vepër të mirë nëpërmjet urtësisë së ardhur që lartazi, me ndërmjetimet e Nënës sate të tërëkulluar dhe të tërëdëlirë, të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe emërdëgjuar, të Hierarkëve të shenjtë dhe të lavdëruar dhe mësuesve ekumenikë, Vasilit të Madh, Grigor Theologut dhe Joan Gojartit, dhe të gjithë shenjtorëve të tu.