EmailFacebookKontakt

Memorandum bashkëpunimi midis Kolegjit Universitar “LOGOS” dhe Universitetit të Tiranës

Në datën 16 shtator 2021, në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Tiranës u zhvillua takimi midis përfaqësuesve të Kolegjit Universitar “LOGOS” dhe Universitetit të Tiranës.

Kolegji Universitar “LOGOS” përfaqësohej nga rektori prof. dr. Ilia Ninka dhe administratori av. Naum Mile. Universiteti i Tiranës përfaqësohej nga rektori prof. dr. Artan Hoxha, nga administratori Skerdi Dafa, nga Kryetari i Bordit të Administrimit prof.asoc.dr. Adela Karapici dhe Drejtori i Kërkimit Shkencor, dr. Erida Elmazi.

Kryefjala e këtij takimi ishte realizimi i memorandumit të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe dobia e nënshkrimit të tij. Përfaqësuesit e institucioneve diskutuan për shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore, bashkëpunim për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor etj.

Shkëmbimi i stafit akademik/administrativ dhe i studentëve u nënvizua si faktor i rëndësishëm në zhvillimin e ndërsjellë institutional.

Ky takim u përmbyll me nënshkrimin e memorandumit te bashkëpunimit.

https://www.facebook.com/theolorthalbkulogos

Në foto: Çast nga nënshkrimi i memorandumit.