Me bekimin e Mitropolitit të Fierit, Hirësi Nikollës, nga 8 qershori deri më 24 korrik, u zhvilluan kampet verore ditore në zona të ndryshme të Mitropolisë. Të tilla funksionuan në Pojan, Sheqishte, Daullas, Metaj, Marinëz, Seman, Verri.
Kohëzgjatja e çdo kampi ishte 5 ditë, ku u zhvillua programi i hartuar. Për të gjitha kampet, tema e kësaj vere ishte “Simboli i Besimit: Udhëtim dhe shpjegim i historisë së krijimit të Simbolit të Besimit dhe arsyes së krijimit të tij”.
Programi përmbante, përveç mësimit, lutje, punëdore, lojëra, ekskursione në kisha të ndryshme të Mitropolisë dhe në bregdet.
Në këto kampe morën pjesë rreth 130 fëmijë nga të gjitha zonat e sipërpërmendura. Në fund u kryen dhe pagëzimet e fëmijëve që u përgatitën për këtë mister.
Ingrida Bida