EmailFacebookKontakt

Heshtje për 3462 të krishterët e masakruar në Nigeri

Në 200 ditë të këtij viti, në Nigeri janë sulmuar 300 kisha. Më 5 korrik ndodhi edhe rrëmbimi masiv i 120 studentëve nga një shkollë protestante në Kaduna, për të cilët kërkohet shpërblim. Ky është rrëmbimi i 4-t masiv në një shkollë të zonës në pak muaj.

Ka shumë zona të paprekshme, ku pjesëtarë ekstremistë të triumviratit të së keqes në vend – Boko Haram, barinjtë Fulani dhe banditët – mund të strehohen pa u prekur nga paaftësia e qeverisë. Të tria këto grupe duan të çrrënjosin të krishterët, të vjedhin tokat e tyre dhe të islamizojnë Nigerinë.

Kështu, më 8 korrik, po në Kaduna, grupe barinjsh Fulani, duke thirrur për xhihad, nisën një inkursion të përgjakshëm në fshatrat e krishtera. Për 7 ditë ata dogjën shtëpitë e varfra të banorëve të krishterë dhe kishat dhe vranë 33 persona. Vetëm në fshatin Matyei u dogjën 156 shtëpi dhe u vranë 8 të krishterë.

Më 18 korrik OJQ-ja nigeriane “Intersociety Rule of Law” publikoi një azhurnim për dosjet që ka hapur” nga janari në korrik, pra në vetëm 200 ditë, në Nigeri janë masakruar 3462 të krishterë, 68 më pak se sa u vranë në gjithë vitin 2020. Janë sekuestruar 3 mijë besimtarë, janë sulmuar 300 kisha dhe klerikët e tyre.

Dhuna vazhdon të rritet në vend nga viti në vit. Afro 200 veta janë vrarë nga barinjtë Fulani, rreth 1000 nga Boko Haram dhe rreth 500 nga forcat e sigurisë që bashkëpunojnë me triumviratin e së keqes, me një mesatare te 17 për qind e të krishterëve të vrarë çdo ditë.

Kush do të gjunjëzohet për jetët e të krishterëve të Nigerisë?

Në 20 vitet e fundit, në këtë vend janë vrarë rreth 100 mijë të krishterë.

Thoma Dhima