EmailFacebookKontakt

Kremtimi i Shën Parashqevisë në kishën e rrënuar

Më 26 korrik 2021, për herë të parë, pas viteve ’90, në fshatin Darzez, Mitropolia e Fierit, u krye Liturgjia Hyjnore e së kremtes së Shën Parashqevisë (Premtes), në kishën e rrënuar kushtuar shenjtores.

Liturgjia u krye nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, i ndihmuar nga atë Dhimitër Loshi, atë Sokrat Lako dhe dhjakon Nikolla Davidhi.

Kisha e Shën e Premtes daton në shek. XIII. Ajo është e famshme në të gjithë trevën e Myzeqesë për mrekullitë që i atribuohen si vend i shenjtë. Kisha ishte pjesë e ndalesave të Ismail Qemalit gjatë rrugëtimit të pavarësisë dhe gjithashtu përmendet në romanin e Jakov Xoxës “Lumi i vdekur”.