Studentë të vitit II, dega Mësuesi – Arsim Parashkollor, të Kolegjit Universitar “LOGOS”, kryen në Korçë, më 24 maj 2021, nën udhëheqjen e prof. as. dr. Konstantinos Giakoumis, një praktikë mësimore për edukimin muzeor.
Ajo u realizua me nxënës të klasës së 4-t të shkollës publike të arsimit fillor “Demokracia”. Praktika u realizua në kuadrin e lëndës “Edukim figurativ dhe metodikë”, në mjediset e Muzeut të Artit Mesjetar, në kuadrin e ceremonisë së hapjes së ekspozitës me ikona mbi figurën e Hyjlindëses në art.
Kolegji Universitar “LOGOS” dhe Departamenti i Pedagogjisë e Psikologjisë i cilësojnë praktikat mësimore si shumë të rëndësishme, pasi janë pjesë integrale e programit mësimor.