EmailFacebookKontakt

Pelegrinazh në vende të shenjta në Karaburun

Në datën 12 qershor 2021, enoria e kishës së Shën Theodhorëve të qytetit të Vlorës, nën drejtimin e atë Kostandin Priftit, organizoi pelegrinazh njëditor me anije në Karaburun, duke vizituar dy vende të shenjta: “Shën Janin” dhe “Shën Vasilin”.

Atë Kostandini dhe atë Ilia Qirjo, kryen në këto vende të shenjta lutje nga Shërbesa e Mëngjesores, Paraklisi i Vogël i së Tërëshenjtës Mari, si dhe Bekimi i Pesë Bukëve, grurit, vajit dhe verës.

Besimtarëve u foli katekisti Mihal Davidhi, i cili theksoi rëndësinë e të zgjedhurit dhe të qenit i pastër në sytë e Perëndisë në jetën e përditshme që Ai e ka krijuar dhe dhuruar në mënyrën më të përsosur.

Të pranishëm ishin edhe nga Radio “Ngjallja”, si dhe besimtarë nga Tirana e Korça.

Ky aktivitet u mundësua financiarisht nga z. Vasil Bedinaj.

Jani Meni