Në datën 13 maj 2021, Kolegji Universitar “LOGOS” i Kishës sonë mirëpriti në një lidhje online të gjithë maturantët e shkollave të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, në aktivitetin “Open Day-Online”.
Ky aktivitet kishte në fokus informimin e maturantëve në lidhje me programet e studimit që ai ofron dhe si lidhen ato me tregun e punës. Gjithashtu, u bë një prezantim i shkurtër i infrastrukturës akomoduese në dy kampuset e Kolegjit.
Maturantët i përshëndeti në këtë takim Rektori i Kolegjit Universitar “Logos”, Prof. Dr. Ilia Ninka, si dhe nga administratori Naum Mile, të cilët bënë një prezantim të institucionit, të stafit akademik, për çfarë ai dallohet mes universiteteve të tjera, si dhe mundësive që ofron institucioni për të gjithë studentët e tij.
Për prezantimin e fakulteteve dhe departamenteve, fjalën e morën drejtues e pedagogë të tyre.
Në përfundim, të gjithë maturantët i drejtuan pyetje stafit, duke marrë informacionin e nevojshëm.
Për më shumë informacion kontaktoni:
Tel: +35569 30 30 277,
E-mail: info@kulogos.edu.al
Kolegji Universitar “Logos”
– Dritë dhe fuqi jete!
www.kulogos.edu.al