EmailFacebookKontakt

Monumentet e krishtera të Shqipërisë – Revista studentore

Ky vëllim special me titull “Monumentet e krishtera të Shqipërisë” është produkt i punimeve të studentëve të vitit të tretë (2020-21) të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos” dhe merret ekskluzivisht me prezantimin e monumenteve, të kishave dhe të pikturimit me ikona të monumenteve të Krishtera Orthodhokse të periudhave të ndryshme historike, në zona të ndryshme të vendit. Studentët punuan në kuadrin e lëndës “Arti i Krishterë dhe Arkeologjia”, nën drejtimin e znj. Glykeria Hatzouli, Profesore e Asociuar në Departamentin e Theologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, dhe u përpoqën të studionin llojet e ndryshme arkitektonike të kishave dhe të monumenteve të tjera të krishtera të Shqipërisë, si edhe shkollat e ndryshme vendore të ikonografisë, siç vërehen në afresket dhe në pikturimin me ikona të kishave.

FJALA
Monumentet e krishtera të Shqipërisë
REVISTA STUDENTORE
ISSN: 2706-8600