EmailFacebookKontakt

Vizita në kishat e rrënuara nga të rinjtë orthodhoksë

Grupi rinor “Bijtë e Dritës”, i Mitropolisë së Beratit, ka bërë tashmë traditë vizitat në vendet ku ka pasur më parë kisha orthodhokse apo në kishat e shkatërruara nga regjimi ateist.

Kështu, më 13 maj 2021, ai zhvilloi një aktivitet mbresëlënës rrëzë malit Shpirag, në kishën e Shën Nikollës në Sadovicë. Kjo kishë, e cila vazhdon të mbetet e rrënuar, ka përreth një mjedis të qetë e të pasur me gjelbërim. Pasi u kujdesëm sa mundëm për të sistemuar atë çfarë ka mbetur nga kjo kishë, kaluam disa orë të këndshme me lutje, lojëra, këngë dhe valle.

Shpresojmë dhe i lutemi Zotit se me ndihmën e banorëve orthodhoksë sadovicarë, tashmë të larguar dhe të shpërndarë në të gjithë botën, me përkujdesjen e banorëve të mbetur vendas si dhe kontributin e shumë dashamirësve të tjerë, kisha do të rindërtohet.

J.Q.