EmailFacebookKontakt

Veprimtari në kuadrin e Ditës Kombëtare të Jetimëve

Me bekimin e Hirësi Andonit, në mjediset e Manastirit të Shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit, u organizua një veprimtari me fëmijë, në kuadër të 20 majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve. Veprimtaria u krye në bashkëpunim me fondacionin “Kristian Boçi”.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Presidenti i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë.

Shprehim falënderimet për të gjithë ata që përkujdesen për fëmijët të cilëve u mungon kujdesi prindëror, me sigurinë se veprimtarite dhe mbështetja për ta do të vazhdojë edhe në të ardhmen.