EmailFacebookKontakt

Vizitë e të rinjve në spitalin e Elbasanit

Në atmosferën e Pashkës, Zyra e katekizmit, Elbasan, me bekimin e Mitropolitit, Hirësi Andonit, zhvilloi një aktivitet social dhe argëtues në spitalin psikiatrik “Dr. Sadik Dinçi”.

Atë Petro Halili së bashku me disa katekistë u pritën ngrohtësisht nga stafi spitalit dhe pacientët e qendrës. Kjo veprimtari filloi me lutje, me troparin e Ngjalljes dhe me ndarjen e vezëve të kuqe.

Veprimtaria u mirëprit nga të gjithë.

A.O