12 prilli i vitit 1937 është ditë historike për Komunitetin Orthodhoks të vendit tonë, është dita e nënshkrimit të Tomosit të shpalljes dhe dhënies së Autoqefalisë nga Patriarkana e Konstandinopojës.
Nga ajo ditë e deri më sot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon jetën dhe veprimtarinë e saj shenjtëruese përkrah Kishave Orthodhokse Autoqefale.
“Më 12 prill 1937, në prani të një delegacioni nga Shqipëria, Patriarku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës nënshkruan Tomosin Patriarkal të njohjes së Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Tomosi iu dorëzua Imzot Kristoforit, duke e caktuar atë Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.”
Hyrja e Tomosit për dhënien e Autoqefalisë Kishës sonë.