Nxënësit e gjimnazit “Platon” aplikuan dhe rezultuan fitues midis të gjitha shkollave të mesme të qarkut Korçë, në kuadër të projektit “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria”, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, udhëhequr nga “UnicefAlbania” dhe me implementimin e ICTSlab, Bashkisë Korçë dhe UPSHIFT Albania.
Grupi i shkollës, i quajtur “Minions”, u shpall një ndërgrupet fituese të këtij programi, duke përfituar një financim prej 1500 euro.
“Një bibliotekë në natyrë” ishte ideja e grupit të nxënësve tanë, të cilët kanë si qëllim të nxisin leximin te brezat e rinj. Biblioteka do të funksionojë në bazë të shkëmbimit, ku njerëzit mund të marrin një libër, duke e këmbyer me një libër tjetër. Ky objekt do të vendoset në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe do të kontrollohet nga kamera.
Kjo tregon edhe njëherë që institucionet arsimore të Kishës sonë synojnë jo vetëm edukimin teorik, por edhe aftësimin e nxënësve për ndërmarrjen e nismave në shërbim të komunitetit.
Helena Tushi